Komuna e Vrapçishtit

Hapjen solemne të Rrugës “Haxhi Rexhep Jonuzi”

Komuna e Vrapçishtit së bashku me banorët e fshatit Gradec, sot bënë hapjen solemne të Rrugës “Haxhi Rexhep Jonuzi”, rrugë e cila e lidh rrugën regjionale me rrugën e vjetër të Hanit. Në këtë hapje solemne i pranishëm ishte kryetari i komunës z. Isen Shabani, banorët e Gradecit si dhe pjesëtarë nga komuna. Z. Isen Shabani u shpreh se kjo është një nga disa bashkëpunime të cilat do të realizohen gjatë kësaj periudhe.
Rruga u ndërtua si bashkëpunim i Komunës së Vrapçishtit dhe banorëve të fshatit Gradec dhe përfshin një sipërfaqe prej 2600m2, ku pjesën më të madhe të kësaj rruge finansiarisht e mbuloi Komuna e Vrapçishtit.