Komuna e Vrapçishtit

Komuna e Vrapçishtit sot mirëpriti Kryetarin e Parlamentit të Turqisë z. Mustafa Shentop

Komuna e Vrapçishtit sot mirëpriti Kryetarin e Parlamentit të Turqisë z. Mustafa Shentop dhe ambasadoren e Turqisë në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë ishte simbolikë për bashkëpunimin ndërmjet komunës tonë dhe Turqisë. Në këtë vizitë u bë edhe dhurimi i një eskavatori si shenjë solidariteti ndaj komunës. Z. Mustafa Shentop u shpreh se Turqia gjithmonë është në ndjekje të vendit tonë dhe se kjo vizitë dhe kjo dhuratë bëhet në shenjë vëllazërore dhe bashkëpunimi. Edhe Kryetari i Komunës z. Isen Shabani falenderoi kryeparlamentarin për vizitën dhe theksoi se është gjithmonë i hapur për bashkëpunime dhe se komuna mirëpret të gjithmonë të gjithë ata të cilët kanë interes vëllazeror.
Pjesmarës në këtë vizitë ishin shumë banorë të komunës dhe përfaqësues të institucioneve.