Komuna e Vrapçishtit

Kryetari i Këshillit

Emir Durmishi është i lindur me 01 Janar 1980 në Negotinë. Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore “Naim Frashëri” – Negotinë, ndërsa arsimimin e mesëm e vazhdoi në shkollën medicinale “Nikolla Shtejn” – Tetovë. Pas përfundimit të arsimimit të ulët dhe të mesëm, studimet e larta i vazhdoi në Tiranë në drejtimin Laborant Dentar. Pas mbarimit të studimeve, karrierën e vazhdoi me ushtrimin e profesionit në sektorin privat, ndërsa një periudhë punoi si profesor në shkollën e mesme të mjeksisë në Gostivar. Në tetor të viti 2017 u zgjodh Anëtar i Këshillit Komunal në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa në seancën e parë të këshillit u zgjodh Kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Vrapçishtit.