Komuna e Vrapçishtit

Kryetari i Komunës

Isen Shabani u lind në fshatin Gradec me 2 janar 1987. Shkollën fillore e mbaroi në SH.F. Mehmet Deralla në vendlindjen e tij. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gostivar. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm , studimet i ndoqi në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin e Ekonomisë ku edhe u diplomua. Është baba i dy fëmijëve dhe momentalisht jeton në fashtin Gradec.

Si ekonomist përpara se të merte poste zyrtare Isen Shabani me sukses udhëhoqi disa biznese private .

Në gusht të 2017 ai u emërtua si drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Tregut , ndërsa ne zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 përfaqësoi Aleancën për Shqipëtarët dhe u zgjodh si kryetar i Komunës së Vrapçishtit.