Komuna e Vrapçishtit

Profili i Komunes

Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut, në të cilën përfshihet një pjesë e madhe e Fushës së Pollogut.

Kufizohet me Komunën e Bogovinës, Bervenicës, Gostivarit, dhe në perëndim me Republikën e Kosovës.

Si mjedis rural përfshin përafërsisht 192 km² , me 28.100 banorë.

Komuna e Vrapçishtit është mjedis multietnik në të cilin jetojnë: shqipëtarë, turq, maqedonas, dhe pjesëtarë të nacionaliteteve tjera.

Si komunë rurale funksionon prej vitit 1996, kurse në mandatin e tretë te pushtetit lokal me bashkimin e Komunës së Vrapçishtit dhe Komunës së Negotinës së Pollogut u formua Komuna e Vrapçishtit si një komunë e përbashkët dhe e vetme në tërë teritorin e Vrapçishtit dhe të ish Komunës së Negotinës së Pollogut.