Komuna e Vrapçishtit

SH.F. “Naim Frashëri” – F. Negotinë

SH.f. “Naim Frashëri” f. Negotinë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, në dy ndrime dhe shfrytëzohen 5 objekte shkollore prej tyre 4 janë shkollat periferike. Vlen të theksohet se janë bërë investime të plota për kushte cilësore në shkollën periferike f. Kalisht, iniciativë kjo e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani.

Të punësuar në proçesin mësimor janë: në grupin klasor 38 arsimtarë, prej të cilave 23 janë arsimtare, kurse në cilkin lëndor nga 58 arsimtar, 23 janë arsimtare. Gjithsejt të punësuar janë 110 punëtor, herë-herë me zëvendësime, por në këtë numër përfshihet edhe personeli teknik, stafi profesional dhe udhëheqësia e shkollës. Numri i nxënësve dhe paraleleve në këtë shkollë është:

  • Cilki i ulët 460 nxënës me 40 paralele, dy paralele të kombinuara në f. Gjurgjevisht dhe Llomnicë, kurse 
  • Cilki lëndor 344 nxënës me 30 paralele.
  • Sh.f.Q Negotinë, 415 nxënës me 27 paralele, 36 nxënës viti i parë,
  • Sh.f.P Senakos, 241 nxënës me 16 paralele, viti i parë 25 nxënës,
  • Sh.f.P Kalisht, 92 nxënës me 9 paralele, viti i parë 25 nxënës,
  • Sh.f.P Gjurgjevisht 33 nxënës me 8 paralele, 1 paralele e kombinuar, 3 nxënës viti i parë.
  • Sh.f.P Llomnicë 23 nxënës 8 paralele, 1 paralele e kombinuar, 4 nxënës viti i parë. 

        Pra, 68 paralele në tërë rrjetin shkollor me dy paralele të kombinuara dhe gjithsejt 804 nxënës.

Shkolla ka edhe sallë sporti ku zhvillohet lënda e Arsimit fizik shëndetsor, oborr të regulluar dhe të gjelbëruar, objektet në shkollën Qëndrore dhe ajo periferike f. Senakos kanë nxemje qëndrore me naftë, kurse tre shkollat periferike Kalisht, Gjurgjevisht dhe Llomnicë, nxëmke me dru.