Komuna e Vrapçishtit

SH.F. “Sali Lisi” -F. Dobridoll

SH.F. “Sali Lisi” – Dobridoll: Në këtë shkollë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe punohet me dy ndrime. Në kuadër të kësaj shkolle funksionon edhe shkolla periferike e f. Toplicë me 9 paralele dhe me 119 nxënës. Prej tyre 70 nxënës janë të ciklit të ulët me pesë paralele dhe 49 nxënës të cikli lëndor me 4 paralele. Objekti shkollor në f. Toplicë është me nxemje qëndrore dhe i përshtatshëm për zhvillim të procesit mësimor, mësimi zhvillohet me dy ndërime para dhe pas dite.

Objekti i shkollës qëndrore në f. Dobridoll, plotëson me hapsirat e mësojtoreve zhvillim normal të proçesit mësimor. Edhe në shkollën qendrore mësimi zhvillohet me dy ndrime. Të punësuar në shkollë janë 72 punëtorë të proçesit arsimor dhe joarsimor, punëtorë profesional, administrativ dhe udhëheqësia e shkollës. Në shkollën Qëndrore të f. Dobridoll mësojnë 452 nxënës me 29 paralele, kurse numri në paralele është I=52 nxënës, II=73 nxënës, III=63 nxënës, IV= 59 nxënës, V=65 nxënës, VI=51 nxënës, VII=63 nxënës, VIII=67 nxënës dhe IX=78 nxënës. Gjithsej 571 nxënës me 38 paralele.

Edhe kjo shkollë ka kushte optimale për mbarrëvajtje të proçesit mësimor, objekti ka të instaluar nxemje qëndrore, ka hapsira të gjelbëruara dhe është aktivitet i Komunës për ndërtimin e sallës së sportit në këtë shkollë.